Arrestohet një person në Gostivar, dyshohet se ka marrë 7.000 euro

nga D. V.

Shkup, 21 mars – Nëpunës policorë të NJPB Gostivar mbrëmë në orën 23:15 në Gostivar e privuan nga liria S.Т.(54) nga Kavadari, me vendbanim në Gostivar.

Siç bëri të ditur MPB, ai dyshohet se në periudhën prej orës 12:00 deri në orën 13:00 në ambientin ndihmës të shtëpisë të R.N.(71) nga Gostivari kreu vjedhje, me ç’rast kishte marrë 7.000 euro në vlera të ndryshme. I janë gjetur dhe sekuestruar një pjesë e parave.

Është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë kallëzim përkatës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More