Arrestohet një person në Shkup, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg

nga D V

MPB njofton se është arrestuar një 50-vjeçar i cili kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg.

“Me datë 25.12.2024 në ora 06:05 në rrugën “Dizhonska” në Shkup, zyrtarë policorë nga Ekipi Operativ Operativ Kërkimor i SPB Shkup, kanë ndaluar B.U. (50) nga Shkupi, i cili kërkohej me urdhër të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti në lidhje me nenin 292 (krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme) të Kodit Penal.

Personi do t’i dorëzohet institucionit penal kompetent”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More