Arrestohet një person nga Tetova, kërkohej për vuajtje të dënimit me burg

nga D V

SPB Tetovë njofton se dje (27.01.2025), në rrugën е “Lubotenit” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar B.Q. (32) nga Tetova.

Siç thonë nga SPB Tetovë, ai kërkohej me urdhër të gjykatës për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej tre vite, katër muaj e 26 ditë për kryerjen e disa veprave penale “vjedhje të rënda”.

“Ai është dërguar në INKP – Burgu Idrizovë në Shkup për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit”, thonë nga SPB Tetovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More