Në Shkup sot nëpunësit policor nga SBP Shkup, kanë privuar nga liria A.R. (29) nga fshati Haraçinë në lidhje me veprën penale e cila ndodhi më 14.10.2024 në territorin e Çairit, ku me armë zjarri është plagosur E.A. (35) nga Shkupi.
MPB-ja kumtoi se pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve dhe ekzaminimeve nga ana e Departamentit për ekzaminime forenzike pranë MPB-së është vërtetuar se autor është A.R. dhe nga ana e Njësitit për kriminalitet të dhunshëm pranë SPB Shkup në koordinim me PTHP Shkup sot (24.10.2024) është ngritur kallëzim penal me procedurë të shpejtë kundër A.R. për vepër penale “vrasje”, e dënueshme sipas nenit 123 në lidhje me nenin 19 të KP të RMV-së.