Arrestohet një shtetas i Italisë dhe një shtetas i Kinës në Aeroportin e Shkupit

nga D. V.

Një shtetas i Kinës dhe një shtetas i Italisë janë arrestuar në Aeroportin e Shkupit, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Policisë, të njëjtit në pikën e kontrollit kishin dorëzuar dokumente të falsifikuara.

“Dje, në orën 01:50, në pikën kufitare “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, janë privuar nga liria M.H. (26) nga Italia dhe Ç.L. (27) nga Kina,. Gjatë kontrollit të kryer, zyrtarët policorë kanë konstatuar se të dy personat kishin paraqitur dokumente të falsifikuara gjatë hyrjes në shtet. Personat e ndaluar janë mbajtur në Stacionin Policor Gazi Babë, ku do të ndërmerren masa dhe procedura të mëtejshme në përputhje me ligjin.”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More