Arrestohet pronari i një klubi nate nga Kumanova, janë gjetur mjete piroteknike

nga D. V.

Shkup, 19 mars – Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, dhe në kuadër të kontrolleve të paralajmëruara në klubet e natës dhe kabaretë, nëpunësit policorë të SPB Kumanovë e kanë kapur Т.V.(58) nga Kumanova, pronar i një kabareje nga Kumanova, se si nga automjeti i tij i parkuar para kabaresë po i nxirrte aparatet zjarfikëse dhe po i fuste në klub.

Siç kumtoi sot MPB-ja, menjëherë pas kësaj, nëpunësit policorë nga SPB Kumanovë ushtruan kontroll në këtë objekt dhe janë gjetur dhe sekuestruar mjete piroteknike.

“Personi u privua nga liria dhe në stacionin policor, në praninë e avokatit, me të u krye një bisedë zyrtare, ndërsa nga inspektori për mbrojtje dhe shpëtim janë lëshuar urdhërpagesa për kundërvajtje dhe është dhënë vendimi për ndalesë për punë  deri në heqjen e parregullsive. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik”, kumtoi MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More