Arrestohet shkupjani dyshohet se ka vjedhur një veturë “Lada Samara” në Strugë

nga Xh M

Ministria e Punëve të brendshme njofton se është arrestuar një shkupjan, i cili dyshohet se ka vjedhur një veturë Lada Samara në Strugë.

“DPB-Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër S.R. (29) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “marrje e automjetit”.

Ai më datë 21.08.2024 ka shfrytëzuar një rast të përshtatshëm që pa autorizim nga një vend parkimi në Strugë, ka marrë automjetin “Lada Samara” në pronësi të E.K. (25). Pas marrjes së masave automjeti është gjetur në Shkup”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More