Arsovska-Manov: Deri në fund të muajit sistemi “Safe City” do të aktivizohet në Kumanovë dhe Tetovë – vitin e ardhshëm në gjithë territorin e shtetit

nga Xh M

Shkup, 3 dhjetor – Shefja e Sektorit për punë të komunikacionit në MPB, znj. Maja Arsovska-Manov, njoftoi se sistemi “Safe City” tashmë funksionon në gjithë territorin e Qytetit të Shkupit dhe shumë shpejt do të zgjerohet edhe në tjera qytete.

“Është aktivizuar sistemi elektronik për detektimin e shkeljeve në komunikacion. Deri në fund të muajit planifikojmë që i njëjti sistem të vihet në funksion edhe në Kumanovë dhe Tetovë, ndërsa nga viti i ardhshëm do të implementohet në gjithë territorin e shtetit”, deklaroi Arsovska-Manov.

Ajo shtoi se për momentin nuk ka statistika të plota, pasi çdo ditë arrijnë paraqitje nga qytetarët dhe ekipet dalin menjëherë për të rregulluar defektet e kamerave.

“Është ende herët të kalkulojmë. Duhet kohë që të kemi analiza të sakta dhe të shohim efektet e sistemit”, theksoi Arsovska-Manov.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More