As më pak, as më shumë: 50 dështime të një seance! Kryesuesi Dehari sërish ua ndërpren fjalën deputetëve

nga D. V.

As në përpjekjen e 50-të, deputetët nuk e konstituan Kuvendin e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Ekonomia Online.

Edhe më tej nuk ka pajtueshmëri midis Lëvizjes Vetëvendosje në njërën anë dhe partive të tjera në anën tjetër, për formimin e një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Kryesuesi Avni Dehari edhe kësaj here ua ndërpreu fjalën deputetëve: Elmi Reçicës të PDK-së, Armend Zemajt të LDK-së dhe Time Kadrijajt të AAK-së.

Në seancë të pranishëm ishin 104 deputetë. 53 votuan për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Seanca zgjati sërish vetëm pak minuta dhe kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i ftoi deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, më 23 korrik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More