Lirimi i hapësirave publike, Beci: 41 pika kritike në Shkodër bllokojnë hyrjen e mjeteve të emergjencave

nga D. V.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, bëri të ditur sot se janë identifikuar 41 pika kritike në qytet, ku ndërtime të ngritura mbi 30 vite më parë bllokojnë hyrjen e mjeteve të zjarrfikëses dhe krijojnë rrezik në rast emergjencash.

Sipas Beci, bashkia e Shkodrës ka nisur ndërhyrjet në këto zona problematike, duke filluar me një nga rastet më shqetësuese pranë kryqëzimit të spitaleve, ku hapësira për kalimin e mjeteve emergjente mungonte totalisht.

Ai theksoi se përveç rrezikut që paraqesin për mjetet zjarrfikëse dhe ambulancat, këto bllokime kanë shkaktuar vështirësi të përditshme për banorët në lëvizjen e lirë dhe sigurinë urbane.

“Paralelisht me lirimin e hapësirave publike, do të vijojnë ndërhyrjet edhe në këto zona problematike, për t’i çliruar dhe për të shmangur çdo rrezik për qytetarët”, u shpreh kryebashkiaku Beci.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike është në përputhje me fushatën e ndërmarrë në mbarë vendin, ku bashkitë po identifikojnë dhe ndërhyjnë në ndërtimet pa leje ose penguese, me synim përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurinë në zonat urbane.

Në Shkodër, ky proces pritet të vijojë me një plan të detajuar ndërhyrjesh, në bashkëpunim me strukturat e tjera të shtetit, për të garantuar akses të lirë për mjetet e emergjencës dhe rikthimin e hapësirave publike në funksion të qytetarëve. /j.p/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More