Asgjësohen në Shkodër mbi 9 mijë bimë kanabisi

nga L. M

Policia ka zhvilluar disa operacione antikanabis në malësitë e Shkodrës, ku janë asgjësuar 9 mije e 317 bimë narkotike kanabis sativa. Aksioni ka vijuar me vëzhgime nga ajri, me helikopterë dhe dronë.

Në njësitë administrative Shosh e Pult u gjetën dhe u asgjësuan 4 mije e 403 bimë kanabisi dhe kryeplaku i fshatit Ndreaj u vu në hetim për shpërdorim detyre.

Ndërsa në territorin e njësive administrative Kastrat e Qendër u gjetën dhe asgjësuan mbi 300 bimë të dyshuara kanabisi. Bimët e tjera u asgjësuan në njësitë administrative Shllak e Temal, e në Fierzë.

Gjatë operacionit u shpall në kërkim një 52-vjeçar pasi dyshohet se kishte kultivuar bimë narkotike në banesën e tij, në fshatin Kamicë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More