ASH e Selës: E dënojmë ashpër përdhosjen e flamurit shtetëror dhe djegien e flamurit shqiptar

nga D V

Shkup, 29 nëntor – Pas festës së mbrëmshme për 28 Nëntor në Shkup, në disa video që qarkukllojnë shihet se si janë djegur flamuj të shqiptarëve nga ana e maqedonasve dhe është përdhorus flamurini Maqedonisë së Veriut nga disa persona.

Kanë reaguar edhe nga ASH-ja e Selës:

“Të gjithë flamujt e popujve të botës meritojnë respekt. E dënojmë ashpër përdhosjen e flamurit shtetëror dhe djegien e flamurit shqiptar, pasi gjeste të tilla janë të papranueshme dhe të papajtueshme me vlerat qytetare. Kryerësit e këtyre veprave të shëmtuara nuk i kanë bërë nder as flamurit, as kombit të tyre. Atmosfera festive dhe pozitive në çdo cep të vendit nuk duhet dhe nuk mund të zbehet nga akte të tilla të izoluara. Çdo formë dhune është e papranueshme në vendin tonë dhe duhet të dënohet pa kompromis nga të gjitha palët” – thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More