ASH zgjodhi kryetarët e degëve në Strugë dhe Kërçovë

nga Xh M

Strugë, 13 tetor – Aleanca për Shqiptarët (ASH) e prirë nga Arben Taravari ka zgjedhur kryetarët e degëve në Strugë dhe Kërçovë.

Kuvendi i ASH në Strugë për kryetar dege zgjodhi Shkëlzen Bekteshi, ndësa në Kërçovë për kryetar dege u zgjodh Genc Selmani.

Shkëlzen Bekteshi është profesor i shkolluar për postdiplomike me tituj shkencor në kompozim në Universitetin e Arteve të Performuara të Vjenës. Ai po ashtu ka qenë aktivist i shoqërisë civile dhe aktivitete afariste në Austri.

Dr.Genc Selmani është specialist i mjekësisë, i cili ka mbaruar Fakultetin e Mjekésisë dhe ka vijuar me specializime. Aktualisht është drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Kërçovë.

Taravari theksoi se përzgjedhjet e reja po i japin energji dhe frymë të re Aleancën për Shqiptarët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More