Shkup, 2 qershor – Asmir Jahovski, pronari i kompanisë “Pucko Petrol”, paradite është paraqitur në Gjykatën Penale Shkup, me çka e ka plotësuar obligimin për paraqitje të rregullt në gjykatë në kuadër të hetimit për keqpërdorime me mazut për TEC Negotinë, konfirmuan nga Gjykata Penale për MIA-n.
Jahovski, siç kumtoi sot VMRO-DPMNE-ja, ka qenë në udhëtim jashtë shtetit. Në kumtesë thuhet se Jahovski, “i cili e dëmtoi Buxhetin e shtetit për 167 milionë euro dhe për të cilin po udhëhiqet procedurë, në këtë moment po kënaqet në Bosfor”, pasi u dënua me paraburgim shtëpiak për veprën e kryer penale “larje parash” dhe “përfitime tjera për furnizimin e mazutit me prejardhje dhe cilësi të dyshimtë”.
Siç sqaruan nga Gjykata penale e Shkupit gjatë muajit maj, nga ana e mbrojtjes së të dyshuarit, u parashtrua kërkesë për kthimin e dokumentit për udhëtim, respektivisht për nxjerrjen e dokumentit të ri, kërkesë e cila u refuzua nga Gjykata penale, pas çka pas ankesës së pranuar, lënda u dorëzua në procedurë kompetente në Gjykatën e Apelit Shkup.
Në Gjylatën e Apelit në Shkup thonë se ata nuk japin dokumente për udhëtim, pasi kjo ky është obligim i institucioneve tjera kompetente. Zëdhënësi i Gjykatës së Apelit Shkup, Lubisha Stankoviq thotë se vendimet në rastin janë miratuar në kuadër të procerdurës sipas ankesës së të dyshuarit.
Më 6 maj të këtij viti, Gjykata e Apelit e pranoi ankesën e Asmir Jahovskit, i dyshuar lidhur me hetimin për furnizimin e mazutit për TEC Negotinë, dhe e ndryshoi vendimin e Gjykatës penale ashtu që masa “paraburgim” hiqet me pranimin e garancës me vendosjen e hipotekës pronësore.
“Vendimin e Gjykatës themelore penale Shkup, e ndryshoi në mënyrë që e ka hequr masën paraburgim të përcaktuar ndaj të dyshuarit A.J. nga S. me pranimin e garancës me vlerë 986.540,00 euro, në kundërvlerë të denarit prej 60.672.235,00 me vendosjen e hipotekës së pronës së patundur në dobi të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vlerë prej 72.000.000,00 denarë para të gatshme, në dobi në Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesën e Gjykatës së Apelit.
Në të njëjtën kohë, Jahovskit i përcaktohet masa e kujdesit, respektivisht obligim i të dyshuarit që të paraqitet përkohësisht tek personi zyrtar i Gjykatës penale themelore Shkup, si dhe marrjen e përkohshme të dokumentit ekzistues për udhëtim dhe ndalesë të dhënies së dokumentit të ri për udhëtim.
Jahovski është i dyshuar në kuadër të hetimit, me të cilin janë përfshirë edhe pronarët e RKM-së, Ratko Kapushevski dhe Erxhan Sullkovski, si dhe ish drejtorin e arratisur e EMV-së Vasko Kovaçevski për shkak të keqpërdorimeve me furnizimet e mazutit për TEC Negotinë, me vlerë mbi 160 milionë euro në kohë të krizës energjetike.