Beograd, 23 nëntor – Për shkak të motit të keq, i cili e përfshiu Serbinë, kanë ndodhur disa fatkeqësi të komunikacionit. Mes tyre, një autobus nga Maqedonia e Veriut është rrëshqitur dhe goditi rrethojën në autostradë në vendin Pojate.
“Gjendja e udhëtarëve nuk është njohur, ndërsa u shkaktua dëm i madh material”, shkruan portali Telegraf, ndërsa Instagram faqja e 192 rs, publikoi fotografi nga fatkeqësia me deklarata të udhëtarëve, të cilët thanë se në atë pjesë të autostradës Nish-Beograd, te vendi Pojate, qarkullohej me 30 kilometra në orë.
MPJ-ja serbe nuk kumtoi asgjë për këtë fatkeqësi. Gjendja në rrugët e Serbisë është kritike për shkak të borës, e cila nuk ndalet.