Atashetë ushtarake në Komisionin e Mbrojtjes, nevojitet buxhet më i madh për mbrojtjen

nga Xh M

Shkup, 19 shkurt – Atashetë ushtarake të vendeve të BE-së, NATO-s dhe vendeve tjera, të akredituar në Maqedoninë e Veriut, vizituan Kuvendin Republikan, me ç’rast në Komisionin e Mbrojtjes u shkëmbyen mendime rreth përballjes me krizat botërore. Nga sfidat e sigurisë lind nevoja për më shumë investime në sektorin e mbrojtjes, u tha me këtë rast.

Viteve të fundit vendi ndan buxhet për mbrojtjen rreth 2%, por ShBA-ja vlerëson se buxheti i vendeve evropiane të NATO-s, për mbrojtjen duhet të jetë mbi 5%. Kryetari i Komisionit Kuvendor të Mbrojtjes, Pavle Arsovski, thotë se vendi mund të rrisë buxhetin për mbrojtje deri në 3%.

“Ne jemi serioz për obligimet ndaj NATO-s. Ndajmë aq sa na është thënë zyrtarisht në samitin e Uellsit, mbi 2%. Ministri ynë i mbrojtjes theksoi se mund të punojmë dhe të angazhohemi që të arrijmë deri në 3%, por më shumë se kjo besoj se Maqedonia në këtë moment nuk është në gjendje të ndajë.”, – theksoi kryetari i Komisionit të Mbrojtjes, Pavle Arsovski.

Siguria ka çmim, prandaj nevojitet buxhet më i madh se dy për qind, thotë atasheu kroat.

“Më me rëndësi se sa vend përqindja e buxhetit është përmbajtja dhe kualiteti i ndarjes, si dhe ndryshimi i vetëdijes qytetare se në mbrojtjen dhe sigurinë patjetër duhet të përkushtohemi më shumë në të ardhmen.”, – deklaroi atasheu i Kroacisë, Stjepan Domjançiq.

Atashetë ushtarake u pajtuan se për t’u përballur me sfidat e sigurisë globale, është i nevojshëm bashkëpunim më i madh në planin e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe shkëmbimi i informatave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More