AUV: Asgjësohet 1980 kilogramë mish i pasigurt

nga D V

Shkup, 27 shkurt – Veterinerët zyrtarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), pas kontrollit të jashtëzakonshëm ditën e djeshme, kanë urdhëruar asgjësimin e padëmshëm të 1980 kilogramëve mish pule të ngrirë të pasigurt me origjinë nga Polonia, i cili u transportua me një automjet të sekuestruar nga MPB nga një autor i panjohur.

Mishi ishte i ambalazhuar në 180 pako nga 11 kilogramë secila dhe ishte në fazën e shkrirjes në momentin e kontrollit.

“Në automjetin e sekuestruar, mishi i pasigurt transportohej në kushte të papërshtatshme, pra pa regjimin e kërkuar të temperaturës për mishin e ngrirë (minus 18 gradë celsius) dhe pa asnjë dokument origjinës – certifikatë shëndetësore veterinare, dokument tregtar dhe dokumente të tjera të nevojshme për të garantuar sigurinë e produktit”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More