Avionë nga Suedia dhe Kroacia ndihmojnë në shuarjen e zjarreve në Mallakastër dhe Finiq

nga D. V.

Si pasojë e aktivizimit të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, që nga orët e para të mëngjesit të sotëm, në Shqipëri kanë mbërritur për të ndihmuar në përballimin e situatës së zjarreve dy avionë “Air Tractor Fire Boss” të Forcës Ajrore suedeze dhe një avion “Canadair” i Forcës Ajrore kroate.

Mjetet ajrore operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës dhe janë vënë në dispozicion për të mbështetur nga ajri operacionet e shuarjes së zjarreve në Mallakastër dhe Finiq.

Ekuipazhet ndërkombëtare asistojnë në terren strukturat vendore zjarrfikëse, emergjencat civile dhe trupat e Forcave të Armatosura, të cilat, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), vazhdojnë monitorimin dhe kontrollin e disa vatrave aktive zjarri.

Autoritetet shqiptare kanë vlerësuar ndihmën ndërkombëtare si të rëndësishme në përballimin e situatës së krijuar nga përhapja e flakëve në disa zona të vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More