Avni Neziri, themelues i BDI-së dhe ish-ushtar i UÇK-së, i bashkohet VLEN-it

nga Redaksia

Shkup, 6 shtator – Vazhdojnë braktisjet në BDI. Themelues dhe ish-anëtarë të UÇK-së po i bashkohen VLEN-it dhe Izet Mexhitit.

Avni Neziri – i njohur si “Pllumbi”, nga Çërkezi i Kumanovës, një prej themeluesve të BDI-së që nga viti 2002 dhe ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që nga ditët e para të luftës në fshatin Sllupçan dhe në tërë rajonin e komunës së Likovës ka vendosur të kalojë në radhët e VLEN-it.

Ky aderim shihet si një sinjal i rëndësishëm i rritjes së mbështetjes për VLEN, duke sjellë në gjirin e saj figura me histori të gjatë dhe me kontribut të madh kombëtar.

Pak ditë më parë, VLEN-it dhe Izet Mexhitit iu bashkua edhe Naser Haliti, ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe deri më tani kryetar i degës së BDI-së në komunën e Petrovecit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More