Shkup, 6 shtator – Nesër do të vihet në funksion për qarkullim të automjeteve segmenti i ri i autostradës Ohër-Kërçovë, njoftojnë nga Ministria e Transportit.
Sipas njoftimit, kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Hristijan Mickoski, nesër pranë nyjës afër aeroportit “Shën Apostol Pavle” në Ohër, do të marrë pjesë në vënien në përdorim të një pjese të autostradës Kërçovë-Ohër.
Sipas tij, investimi i deritanishëm në autostradën Kërçovë-Ohër është rreth 600 milionë, dhe priten edhe shtrenjtime të reja, shuma e të cilave ende nuk është e përcaktuar. Sipas Mickoskit, paralelisht me punimet aktuale po përgatiten edhe projekte për stabilizimin e tokës në pikat kritike me rrëshqitje dheu, që është kyçe për përfundimin efikas dhe të sigurt të gjithë trasës.
Autoritetet kohët e fundit përsëritën se do të respektohet afati i paralajmëruar për përfundimin e autostradës, që është fundi i vitit 2026.
Nga autostrada që po rregullohet këtë herë do të lëshohet në përdorim pjesa nga Klemeshtani deri në qytetin e Ohrit