Azeski-Rokas: Sektori privat do të jetë një ndër forcat kyçe shtytëse në procesin eurointegrues të vendit

nga Xh M

Shkup, 5 mars – Kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski sot mbajti takim pune me ambasadorin e BE-së në RMV, Mihalis Rokas.

Në takim, fokusi kryesor i bisedimeve ishin perspektivat ekonomike t vendit në kontekst të procesit eurointegrues, mundëitë për përshspejtim të procesit dhe gatishmëria e ekonomisë së vendit të marrë rol aktiv në përmbushjen e kritereve dhe obligimeve të cilat dalin nga i njejti.

Siç kumtuan nga Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut, Azeski e njoftoi Rokasin me gjendjet momentale ekonomike në vend, hapat të cilat Oda ekonomike i ndërmerr për përgatitje dhe përforcim të konkurrencë së kompanive tona, me qëllim që të jenë gati për tregjet e BE-së dhe harmonizim me legjislaturën e BE-së, përfshsirjen e Odës në nismat rajonale dhe bashkëpunimin me institucionet e BE-së.

Në bisedë, ambasadori Rokas theksoi se nevojitet guxim politik që Maqedonia e Veriut të vazhdojë përpara, por theksoi se e inkurajon fakti që ektori afarist e mbështetë procesin eurointegrues dhe paralajmëroi se në të ardhmen sektori privat do të jetë një prej forcave kyçe shtytëse.

Në takim, në të cilin mori pjesë edhe sekretarja e përgjithshme e Forumit investues të Odës (BP6-KIF) Tatjana Shterjova Dushkovska, u hap edhe çështja për aktivitetet e Odës ekonomike në plan rajonal.

Ambasadori Rokas e përshëndeti nismën për krijim të Biznis-Klubit Evropa pranë Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut, nismë kushtuar mbëhstetjes së kompanive të vendit në procesin e integrimit ekonomik në BE.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More