Azir Aliu propozohet të jetë ministër i Shëndetësisë

nga D. V.

Shkup, 28 maj – Kryeministri Hristijan Mickoski tha se edhe zyrtarisht e ka pranuar propozimin që Azir Aliu të jetë ministër i Shëndetësisë.

Mickoski tha se me Aliun njihet dhe se pret bashkëpunim të mirë në qeveri.

“Po, unë edhe zyrtarisht e kam pranuar atë propozim. Ditëve në vijim do ta dorëzojë te deputetët në Kuvend. Me z.Aliun njihemi, kështu që besoj që mirë do të bashkëpunojmë në suaza të Qeverisë”, tha Mickoski.

Aliu do ta zë vendin e Arben Taravarit, i cili vendosi të largohet nga Qeveria.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More