Nexhmedin Sadiku do ta drejtojë Agjencinë për Rezervat e Naftës

nga Xh M

Shkup, 5 korrik – Nexhmedin Sadiku, pofesor i Matematikës, do të jetë drejtor i Agjencisë për Rezervavët e detyrueshme të naftës- Makora.

Sadiku vjen nga rradhët e Aleancës për Shqiptarët, ndërsa është anëtarë i Kryesisë Qendrore i ASH-së. Ka qenë kandidat për deputet, ndërkohë që ka ushtruar edhe detyrën e Qendrës për Provimet Shtetërore.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Sadiku, pasi Komisioni kadrovik i ASH-së e miratoi ne aklamacion emrin e tij në krye të Agjencisë për rezerva të naftës.

“Dua t’ju shpreh mirënjohjen time të thellë çdo aktivisti për kontributin e dhënë. E falemnderoj nga zemra çdo njërin veç e veç. Zotohem se detyrën time do ta kryej me ndërgjegje dhe përkushtim të lartë ashtu siç e kam kryer deri më tani profesionin tim si Profesor dhe detyrat e marra në kuadër subjektit politik”, ka shkruar prof. Nexhmedin Sadiku.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More