Azizi: Teatri i BDI-së para Gjykatës Kushtetuese, i sajuar nga Gruevski dhe Radojçiqi

nga Redaksia

Shkup, 8 dhjetor – “Teatri që po luan BDI-ja para Gjykatës Kushtetuese është një tjetër skenar i sajuar nga padronët e Aliut, Nikolla Gruevski dhe Milan Radojçiq.”, shkruan Adnan Azizi, deputet i koalicionit VLEN.

“Ju kujtohet para 8 vitesh, kur Nikolla Gruevski në emër të protestave para KSHZ-së dëshironte të mbroj krimin e tij.

E njejta situatë me strukturat paralele serbe, ku kinse në emër të komunitetit serb në Kosovë bënin roje tek Ura e Ibrit, me anë të së cilës dëshironin të mbronin kriminelin Milan Radojçiq.

Epo, e njejta situatë po ndodh me ju. Në emër të gjuhës shqipe dëshironi të mbroni korrupsionin dhe Soravinë.

Por kjo lojë u është djegur! Shqiptarët nuk mashtrohen më me këto truke të lodhura. Loja e BDI-së është djegur dhe shqiptarët e kanë vendosur të ecin përpara.

Shqipja po fluturon lart, ndërsa klika e BDI-së do të përballet me përgjegjësinë e saj. Edhe pak ju ka ngelur…”, ka shkruar Azizi

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More