Bahtiri- VV: Gabim i madh i partive politike që nuk po konstituohet Kuvendi

nga D. V.

Deputeti i Vetëvendosjes Agim Bahtiri fajësoi partitë e tjera për bllokadën drejt konstituimit të Kuevndit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai deklaratën e bëri pak para vazhdimit të sotëm të seancës konstituive.

“Duhet të shohim një zgjidhje përfundimtare për të bërë Kuvendin. Është një gabim i madh që po bëhet mes partive politike që nuk konstitohet kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje voton për të bërë konstituimin e Kuvendit.

Çdo herë jemi të gatshëm të bëjmë kompromis që të bëjmë një qeveri të përbashkët. I duhet këtij vendi për të dërguar proceset përpara. Ne të drejtën tonë e shfrytëzojmë. Ne e kemi një kandidate të përgatitut dhe të dëshmuar “, tha Bahtiri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More