LDK-ja refuzon ftesën e Kurtit për konsultime

nga Xh M

Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar ftesën e Albin Kurtit për konsultime lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Deputetja Hykmete Bajrami ka konfirmuar për Dukagjinin se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pranuar një letër nga Kurti, por as ai dhe askush tjetër nga kjo parti nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur për 1 maj.

Sipas saj, nënkryetarët e Kuvendit votohen në pako, sipas praktikës së deritanishme, ndërsa zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është çështje e marrëveshjes politike mes partive që synojnë të krijojnë shumicën.

“Po, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka pranuar një letër nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje/deputeti Albin Kurti. Megjithatë, as kryetari Abdixhiku dhe askush nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të merr pjesë në këtë takim. Pozita e nënkryetarit të Kuvendit që i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës është në bazë të rezultatit zgjedhor, dhe nuk është objekt diskutimi me asnjë parti tjetër. Për me tepër nënkryetarët votohen në pako nga Kuvendi, sipas praktikës së deritanishme”, ka deklaruar ajo për Dukagjinin.

“LDK tashmë e ka bërë të qartë se nuk është e interesuar për një marrëveshje të tillë”, ka shtuar Bajrami.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More