Bajrami: Kurti kontaktoi dy deputetë të LDK-së, ata refuzuan çdo bashkëpunim

nga Xh M

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Hykmete Bajrami, ka konfirmuar në “Frontal”, se dy deputetë të LDK-së janë kontaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje për bashkëpunim.

Por, ajo thotë se këta deputetë kishin refuzuar këtë.

Bajrami nuk ka përmendur emra, pasi tha se nëse e shohin të arsyeshme mund ta thonë vetë ata.

“Kam dëgjuar që dy deputetë që në Grupin Parlamentar janë kontaktuar nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje ose takime, edhe nuk të them emra sepse konsideroj që duhet ta thonë ata. Janë kontaktuar dhe nuk kanë shkuar në takim”, ka thënë ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More