Fatmir Limaj: 2006-2010 janë vitet e arta të Kosovës – shkëlqimi filloi të humbë nga raporti i Dick Martyt

nga Xh M

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se vitet 2006-2010 ishin të arta për Kosovën.Ai në “Pressing” të T7, tha se negociatat e Vjenës, shpallja e pavarësisë, e pastaj kulmi ishte fitorja në GJND.

“Janë vitet e arta të Kosovës si tërësi, 2006-2010, janë vitet e arta. Kanë ndodhur gjëra të mëdha në Kosovë, procesi i negocimit Vjenë, shpallja e pavarësisë, dhe pastaj zhvillimi ekonomik”.“Edhe planin e brendshëm të zhvillimit të hovshëm ekonomik, edhe në planin ndërkombëtar deri kur ndodhi GJND, ishte kulmi i suksesit. Kosova po arrinte suksese në njohje ndërkombëtare, në anëtarësime rajonale”, ka thënë Limaj.

Më pas Limaj tha se shkëlqimi filloi të humbë nga raporti i Dick Martyt.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More