Bajrami: LDK-ja nuk ka votë për asnjë kandidat të VV-së për kryeparlamentar

nga D. V.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se  janë rrethana që nuk po ndryshojnë, duke theksuar se nuk janë të gatshëm që të kenë marrëveshje politike me VV-në, raporton Ekonomia Online.

Deklaratën e bëri pas dështimit të sërishëm të seancës konstituive.

“Janë rrethana që nuk po ndryshojnë. Nuk jemi të gatshëm që të kemi marrëveshje politike. Për LDK nuk ka asnjë kandidat, të cilin do ta votonim, për shkak se janë shkelës të vazhdueshëm të Kushtetutës. Një grup i juristëve të LDK-së tani është në proces të kallëzimit penal. Dehari nuk ka asnjë autorizim që të thërras takime. Nuk kemi qenë në takim. Ne nuk jemi të gatshëm të bëjmë marrëveshje politike me VV-në. Nëse VV ka marrëveshje me partitë e tjera atëherë i ka votat e tyre. Ne nuk kemi votë as për partnerët e VV-së”, tha Bajrami.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More