“Balancuesi”, Gjykata Kushtetuese të mërkurën do të marrë vendim përfundimtar

nga D V

Shkup, 7 tetor –  Gjykata Kushtetuese të mërkurën do të marrë vendim përfundimtar nëse do të shfuqizohet ose jo balancuesi- instrumenti që garanton përfaqësim të drejtë të nëpër institucione shtetërore. Momentalisht, balancuesi është i pezulluar dhe gjatë punësimeve nuk mbahet llogari për përkatësinë etnike të kandidatëve. Kushtetuesja, më 18 shtator vendosi të nisë procedurë në lidhje me nismën e përbërjes së kaluar të Antikorrupsionit që kontestonte kushtetutshmërinë e dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me përfaqësimin e drejtë në institucione. Në arsyetim janë përmendur mbipopullimi i institucioneve dhe administratës, përfshirë edhe deklarimin e rrejshëm të përkatësisë etnike, përkatësisht keqpërdorimin e instrumentit. Kryeministri Hristijan Mickoski ka mbështetur hapjen shfuqizimin e balancuesit, duke theksuar se këtë e ka kërkuar edhe Komisioni Evropian. Opozita shqiptare e ka kundërshtuar ashpër shfuqizimin e balancuesit, ndërkaq VLEN ka theksuar se balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë. /Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More