Berisha: Me PD, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE i pandalshëm

nga D. V.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediet sot theksoi se Partia Demokratike ka si qëllim madhor integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Së pari, duhet të garantoj qytetarët shqiptarë se PD si lokomotiva e vërtetë e proceseve integruese e Shqipërisë në institucionet ndërkombëtare, në Këshillin e Europës, në NATO, institucione të tjera, si partia që mori nga Komisioni Europian statusin e kandidatit, ka qëllimin më madhor, integrimin e Shqipërisë në BE”, tha Berisha.

Berisha tha se PD e konsideron këtë proces fund e krye të bazuar në meritë të bazuar në dy shtylla kryesore.

“Në shtetin ligjor funksional, që parakupton liri dhe të drejta të shqiptarëve të garantuara; Parakupton sistem gjyqësor të pavarur nga politika; Parakupton luftë me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit; Parakupton procese gjyqësore të drejta dhe në kohë”, tha Berisha.

“Shtylla tjetër: ekonomia e tregut, funksionale, çka nënkupton para së gjithash garën e ndershme për kompanitë shqiptare e ndërkombëtare; Çka nënkupton prerjen me gërshërët e ligjit të çdo ndikimi të klaneve mafioze, në veprimtarinë ekonomike të Shqipërisë”, shtoi Berisha.

Berisha nënvizoi se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE do të jetë i pandalshëm.

“Duke i garantuar ata se “ylli polar” i programit të PD do të jetë interesi kombëtar dhe ai qëndron në integrimin e Shqipërisë në BE”, tha Berisha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More