Balla pritet nga Kryebashkiakja Berisha në New Jersey

nga Xh M

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe Drejtues i Partisë Socialiste për Diasporen, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me Kryetaren e Bashkisë së Fairview Violeta Berisha në New Jersey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, ministri Balla e ka falenderuar znj. Berisha për pritjen, ndërsa thekson se Violeta Berisha është e para shqiptare e zgjedhur në një detyrë publike kaq e rëndësishme.

“Kjo është një arritje jo vetëm e juaja personale, por është një arritje e të gjitha grave dhe vajzave shqiptre, sepse ju jeni e para vajzë dhe grua shqiptare e zgjedhur në një detyrë publike kaq të rëndësishme në SHBA. Ke bërë krenar jo vetëm familjen tënde, por ke bërë krenarë të gjithë shqiptarët në të gjitha trojet dhe vendet ku jetojnë”, thekson Balla.

Gjatë qendrimit në SHBA, ministri Balla do të zhvillojë takime me bashkëatdhetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More