GJKKO dënon me 2,8 vite burg Alqi Bllakon për akuza korrupsioni

nga D. V.

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dënoi me 4 vite burg Alqi Bllakon, dënim që konvertohet me 2 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar dhe dënim plotësues 5 vite heqje e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike.

Mediet raportuan se GJKKO ka marrë vendimin ndërsa Alqi Bllako nuk ndodhej në seancë për arsye shëndetësore, por u përfaqësua nga avokati Eduart Sheko.

Bllako akuzohet nga SPAK për kohën kur mbante detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit se u përfshi në dy shkelje korruptive që lidhen me inceneratorin e Tiranës.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e dërgoi për gjykim, ish-deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako, nëntorin e kaluar me akuzat për kryerjen e veprës penale: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, dy herë.

SPAK bëri me dije se janë konstatuar akte korruptive të të pandehurit Alqi Bllako, i cili në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit ka kërkuar dhe përfituar në mënyrë të parregullt në dy raste; a. vlerën monetare prej 119.715 euro dhe b. vlerën monetare prej 7,520,000 lekë për Vladimir Bezhanin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More