Balla takim në Strasburg me raportuesin për Shqipërinë në PE: Synojmë të mbyllim negociatat deri në vitin 2027

nga D. V.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, zhvilloi një takim në Strasburg me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder.

Balla e cilësoi Schieder-in si “një mik dhe mbështetës të vyer të Shqipërisë”, ndërsa vlerësoi raportin vjetor për Shqipërinë, i cili pritet të miratohet nga Komiteti i Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), përpara se të kalojë për votim në seancën plenare më 8–9 korrik.

Ministri Balla vlerësoi gjithashtu deklaratën e raportuesit Andreas Schieder se Shqipëria mund të quhet me krenari “favoriti kryesor” mes kandidatëve për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

“Vizioni ynë është i qartë: Ne synojmë të mbyllim negociatat e pranimit deri në vitin 2027 dhe të sigurojmë anëtarësim të plotë në BE brenda mandatit të ri qeverisës, që na e besuan me një shumicë si asnjëherë më parë shqiptarët në zgjedhjet e 11 majit”, theksoi Balla në Strasburg, duke e cilësuar këtë një vlerësim që, sipas tij, konfirmon progresin e prekshëm të vendit në reformat demokratike dhe institucionale.

Në Strasburg, një ditë më parë, Balla mori pjesë në takimin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit (SAPC), ku përcolli mesazhin se Shqipëria është më e përgatitur se kurrë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More