Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se aeroporti i Tiranës ka shënuar rritjen më të shpejtë në Evropë që nga pandemia.
Përmes një postimi në X, kryeministri Rama theksoi se këtë tetor aeroporti arriti në 942 mijë pasagjerë, ose 47% më shumë se tetori i vitit 2023.
“Aeroporti i Tiranës (aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga pandemia) arriti në 942 mijë pasagjerë në tetor ’24, 47% më shumë nga ’23
Në vit, ne jemi rritur me 3.2 MILION udhëtarë përmes TIA.
Zbuloni pse të gjithë flasin për Shqipërinë. Ejani vizitoni!”, shkruan ai.
Sipas Ramës, deri më tani aeroporti i Tiranës është rritur me 3.2 milion udhëtarë më shumë se sa vitin e shkuar.