Balla takon Tarran: “e-Legjislacioni” do të rrisë transparencën dhe integritetin e procesit ligjvënës

nga D. V.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorin Michel Tarran.

Balla bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e projektit “e-Legjislacioni”.

Ministri kujtoi se ky projekt nisi në 2019 përmes Marrëveshjes mes Kuvendit, Këshillit të Ministrave, Konfederatës Zvicerane dhe Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

“‘e-Legjislacioni’ do të kontribuojë në rritjen e transparencës dhe integritetit të procesit ligjvënës, marrjen e informacionit në mënyre efikase duke përmirësuar cilësinë nëpërmjet përdorimit të inteligjencës artificiale”, u shpreh Balla.

Portali i ri “e-Legjislacioni”, një platformë moderne për qasje dhe menaxhim të dokumenteve ligjore në kohë reale, u prezantua muajin e kaluar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe është zhvilluar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetje financiare nga qeveria zvicerane, si pjesë e projektit “Mbështetje për e-Legislation në Shqipëri”.

Platforma bashkon në një sistem të unifikuar Kuvendin e Shqipërisë, Këshillin e Ministrave, ministritë përkatëse dhe institucione të tjera, si dhe mundëson ndjekjen në kohë reale të projektligjeve. Rrit transparencën dhe llogaridhënien, përmirëson bashkëpunimin ndërinstitucional, redukton burokracinë si dhe gabimet në përpunimin e akteve, duke e çuar Shqipërinë një hap më pranë standardeve të Bashkimit Europian në qeverisje dhe legjislacion.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More