Rama: Asistencë falas në përdorimin e platformës e-Albania pranë bashkive

nga D. V.

Platforma e-Albania ofron sot 95% të shërbimeve publike të institucioneve qendrore të aksesueshme online.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama informoi sot se të gjithë qytetarët që kanë nevojë për asistencë në përdorimin e platformës e-Albania për shërbime të caktuara, mund t’i drejtohen në çdo qytet zyrave të bashkive, si dhe njësive administrative përkatëse, për të marrë shërbimin e kërkuar, falas.

“Çdo subjekt privat (noter, avokat apo zyrë tjetër) që kërkon pagesë për shërbime të ofruara nga e-Albania është në shkelje të ligjit dhe mund të denoncohet pranë institucioneve përkatëse e sanksionohet deri në heqjen e licencës”, u shpreh Rama.

Që nga maji 2022, të gjitha dokumentet për shërbimet publike lëshohen në mënyrë elektronike, me vulë apo nënshkrim elektronik përmes platformës e-Albania, duke shmangur kontaktin fizik dhe duke reduktuar mundësitë për korrupsion, si dhe duke rritur transparencën.

Aktualisht janë 1,253 shërbime publike online, 3,3 milionë të regjistruar, 49 milionë shërbime publike të marra nëpërmjet e-Albania.

Po ashtu janë gjeneruar 40 milionë dokumente me vule elektronike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More