26 vjet nga hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë, Vengu: Dita që i dha fund errësirës dhe ringjalli shpresën

nga D. V.

Më 12 qershor të vitit 1999 trupat e NATO-s u futën në territorin e çliruar të Kosovës, duke i dhënë fund gjenocidit serb mbi popullsinë e pafajshme të shqiptarëve të Kosovës.

Duke kujtuar këtë ditë, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu u shpreh se “sot kujtojmë ditën që i dha fund errësirës dhe ringjalli shpresën”.

“Çdo hap i trupave të NATO-s në Kosovë ishte një hap drejt jetës, lirisë dhe dinjitetit”, tha Vengu.

Bombardimet e NATO-s kundër ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë, kishin nisur që në 24 mars të vitit 1999. Këto bombardime zgjaten 78 ditë. Si rezultat i tyre, Sllobodan Millosheviç, “Kasapi i Ballkanit”, si u quajt edhe nga mediat e huaja, shpalli në Kumanovë kapitullimin e plotë të Serbisë.

Kjo luftë i shkaktoi Kosovës qindra dhe mijëra të vrarë apo të zhdukur, si dhe shkatërrimin në masë të fshatrave, banesave nëpër qytete e deri në shkatërrimin e shumë vlerave të trashëgimisë kulturore, siç ishte Çarshia e Gjakovës, shtëpia dhe Memoriali i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit etj.

Pavarësia e Kosovës u shpall më 17 shkurt 2008. Sot Republika e Kosovës aspiron për t’u bërë pjesë e BE-së dhe NATO-s.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More