Balluku: Hapet nesër tuneli i Llogorasë, pa pagesë deri më 15 shtator

nga D. V.

Nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogorasë, vepra që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se kalimi në tunel do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator.

Kjo sipas saj, për të mbështetur industrinë e turizmit.

“Tuneli do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator, në mbështetje të plotë të industrisë së turizmit, e cila tashmë ka filluar të konsolidohet dhe kjo tregohet qartë nga numri i njësive të hotelerisë që po hapen në jug të vendit”, deklaroi Balluku.

Sipas saj, ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë

Me një gjatësi prej 6 kilometrash, tuneli i Llogorasë përbëhet nga dy tuba, ai kryesor dhe një tunel emergjence, të lidhur me 11 dalje.

Tuneli jo vetëm lehtëson qarkullimin, por gjithashtu redukton kohën e udhëtimit nga Dukati në Palasë, e cila më parë zgjaste rreth 30 minuta, në vetëm 7 minuta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More