Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike për qytetarët

nga D V

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se nga 1 janari i vitit 2025 do të ketë një ulje të çmimit të energjisë elektrike për të gjithë qytetarët.

“Prej kohësh po punohet me OSHEE dhe KESH për të vlerësuar një ulje të energjisë elektrike nga 1 janari 2025. Jemi në analizë e sipër dhe duke optimizuar proceset teknike do të kemi mundësi që nga 1 janari t’i ofrojmë qytetarëve shqiptarë një çmim më të mirë të energjisë elektrike”, deklaroi Balluku teksa vizitoi sot zyrat e OSHEE, ku tashmë ka nisur nga puna shërbimi call center, i cili është 24 orë në dispozicion të qytetarëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More