Bardhi: Opozita do të marrë pjesë në diskutimet për buxhetin 2025

nga D V

Pas disa javësh mosbindje civile, Partia Demokratike ka vendosur që t’i rikthehet jetës parlamentare, ku po diskutohet projektbuxheti për vitin 2025.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pas një mbledhjeje me grupin demokrat theksoi se opozita do të marrë pjesë në komisionet parlamentare ku do të diskutohet buxheti për vitin e ardhshëm.

“Gjej rastin për ta bërë publike, meqë keni dëgjuar edhe deklarata qesharake deri diku, që deputetët e opozitës duhet ta bëjnë detyrën brenda parlamentit. Ne, duke nisur nga sot, do të jemi brenda parlamentit. Do të jenë deputetët për të bërë detyrën e tyre në komisione, për t’i shpjeguar shqiptarëve se çfarë buxheti ka bërë Edi Rama, edhe ata deputetë që kanë qenë të përjashtuar. Ata që deri dje në mënyrë të pashpjegueshme bënin thirrje opozitës që të jetë brenda parlamentit, uroj shumë të gjejnë guximin t’i thonë Edi Ramës të lërë opozitën të bëjë detyrën e saj në Kuvend. Edi Rama përdor një rregullore të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese që të mos lejojë opozitën në Kuvend,” tha Bardhi.

Por Bardhi shtoi se nuk ka asnjë vendimmarrje të PD-së për të rikthyer normalitetin e jetës parlamentare.

“Po e sqaroj, nuk ka pasur asnjë vendimmarrje të grupit parlamentar që ka për të pasur normalitet. Kur të ketë një vendimmarrje të tillë, unë do të dal ta shpall publikisht së bashku me kushtet që do të na rikthenin në normalitet,” tha Bardhi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More