Banka e Shqipërisë dhe AMF, bashkëpunim në kuadër të integrimit në BE

nga D. V.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti sot në një takim zyrtar drejtoreshën e re Ekzekutive të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF),  Adela Xhemali.

Në fokus të takimit ishin zhvillimet kryesore të ekonomisë shqiptare, masat e fundit rregullatore për mbrojtjen e konsumatorit dhe forcimi i stabilitetit financiar, si dhe rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian.

Sejko prezantoi situatën e përgjithshme ekonomike dhe perspektivat afatmesme, ndërsa u ndal tek ndërveprimi në rritje mes sektorit bankar dhe atij jobankar, konsolidimi i grupeve financiare ndërsektoriale dhe shkëmbimi i të dhënave statistikore për monitorimin e rreziqeve.

Palët diskutuan gjithashtu mbi bashkëpunimin për përmbushjen e detyrimeve nga kapitujt e acquis communautaire, duke përfshirë Kapitullin 4 “Lëvizja e lirë e kapitalit”, Kapitullin 9 “Shërbimet Financiare” dhe Kapitullin 17 “Politika ekonomike dhe monetare”.

Guvernatori Sejko riafirmoi angazhimin e Bankës së Shqipërisë për një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe efektiv me AMF-në, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të stabilitetit makroekonomik dhe financiar të vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More