Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla njëheresh dhe Drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë, punojnë dhe studiojnë në Landin e Bavarisë në Gjermani.
Në fjalën e tij, ministri Balla theksoi se në Landin e Bavarisë jetojnë e punojnë 17 mijë shqiptarë si edhe 700 studentë studiojnë në universitetet e Bavarise.
“Mbi 17 mijë shqiptarë jetojnë dhe punojnë këtu, pa futur dhe 700 studentët shqiptarë që studiojnë në universitetet e Bavarisë. Por, ajo që vlerësohet është fakti që shqiptarët janë të mirë integruar. Tanimë janë pjesë e jetës ekonomike e jetës sociale e jetës kulturore, pse jo dhe sportive, sepse në mjaft klube të Bavarise edhe tek Bayern i Mynihut – për ata qe s’e dinë – ka djem që luajne me ekipet e moshave dhe që kanë prejardhjen e tyre ose qe jane me gjak shqiptar. Dhe kjo është një gjë shumë e mirë, për të cilën natyrisht ne na takon t’i kushtojme më shumë vëmendje e me këtë rast t’i jap dhe nje pergjigje shumë prej atyre që komentojnë në Facebook, na thonë, po mirë tani që po afrojnë zgjedhjet u kujtuat ju për shqiptarët që jetojnë jashtë teritorit? Unë mendoj që nuk është e vërtet sepse, e para është një fakt që shteti amë ka gjithmonë më shumë përgjegjësi ndaj atyre qe jetojnë jo vetëm ne shqiperi por dhe jashtë teritorit. Sot kam vizituar konsullatën dhe gjej rastin të përgëzoj të gjithë stafin e konsullatës tone. Kam parë me sytë e mi shërbim shumë të mirë, nje konsullatë siç i ka hije dhe mbi të gjitha një konsullatë e perbashkët midis Shqipërise dhe Kosovës, që është gjëja më e bukur. Dhe po ashtu t’iu informoj që qëllimi ynë është që brenda vitit të ardhshëm 2025, pjesa më e madhe ose pothuajse tërësisht shërbimet konsullore të jenë online dhe ndërkohë në konsullatë të vazhdohet me shërbimet të cilat janë të pamundura të ofrohen online, sikurse është përshembull pajisja me pashaportë apo me dokumenta të tjera urgjente të leje kalimit, apo të tjera. Po ashtu, të vazhdojmë edhe me projekte të tjera të mbështetjes së shkollave në gjuhën shqipe.
Gëzuar të gjithëve! Shumë faleminderit edhe shumë krenar për secilin prej jush. Pjesa më e bukur e darkës se sotme, shqiptarja që jeton në Mynih eshte Klarita, të cilen sapo e takova më tha kam vendosur do kthehem në Shqipëri”, tha ministri Balla.