Bardhi kërkon interpelancë me kryeministrin Rama: Ndërprisni seancën dhe thirreni

nga D V

Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama, duke i bërë apel kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, që të ndalë seancën dhe të thërriste kreun e qeverisë.

Por, kryeparlamentarja u shpreh se për shkak të agjendës së kryeministrit interpelanca nuk mund të zhvillohet, duke shtuar se do të mbahet seancën e ardhshme parlamentare.

“Grupi i PD ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për ekzekutimin e një pagese prej 110 milionë euro për dikë që kryeministri e ka quajtur mafioz. Pse nuk është përfshirë në rend dite? Do duhet të ndërprisni seancën dhe të thërrisni kryeministrin. Çështja që kemi ngritur është madhore për interesin publik. Kryeministri tha se nuk do të marrë asnjë lek nga buxheti i shtetit, por ka marrë më shumë se bonusi i planifikuar për pensionistët”, tha Gazment Bardhi.

Spiropali u përgjigj: “Kërkesa juaj është marrë, është përcjellë në Këshillin e Ministrave dhe Kryeministrit, por për shkak të axhendës së Kryeministrit nuk mund të zhvillohet sot, por do zhvillohet në seancën e radhës”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More