Bardhi reagon ndaj Gonzatos: Opozita është përjashtuar nga Kuvendi pa ligj

nga D V

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi sot ndaj deklaratës së ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili shpresonte që opozita do të luante rolin e saj brenda Kuvendit dhe se progresi për të mirën e Shqipërisë nuk është vetëm detyrë e mazhorancës.

“Bëhet thirrje që opozita të luaj rolin e saj brenda Parlamentit; ndërkohë mundësia e opozitës për të hyrë brenda dhe pastaj për të patur mundësi të luaj rolin e saj brenda Parlamentit paraqitet kështu në realitet”, u shpreh Bardhi, i cili ndau në rrjetet sociale, një foto nga deputetët e përjashtuar të opozitës jashtë Kuvendit.

Bardhi theksoi se, “fshehja e realitetit/të vërtetës pas fjalëve të bukura, nuk e ndihmon Shqipërinë! Realiteti/e vërteta është që opozita është përjashtuar nga Kuvendi pa ligj dhe me një rregull që është shfuqizuar prej 6 muajsh nga Gjykata Kushtetuese”.

“Parlamentarizmi ka në themel të tij respektimin e Kushtetutës, si mundësia e vetme e bashkëjetesës mes palëve që mendojnë ndryshe”, nënvizoi Bardhi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More