Basha: Kushtetuesja na tha zgjidhni cilën formë të votimit të doni

nga D. V.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i akuzoi partitë e tjera se po e bllokojnë konstituimin e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

“Votimi i fshehtë po tentohet të shfrytëzohet pasi votimi i hapur s’ka qenë i suksesshëm. Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e saj ka thënë se mund të përdoret cilido votim.

Ne kemi provuar me votimin e hapur, s’ka pasur zgjidhje, e kemi tentuar me votimin e fshehtë. Gjykata ka thënë zgjidhni cilido që të doni. Por, opozita po thotë që votimi i fshehtë është pikë e re e rendit”, tha Basha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More