Basha në Njësinë 10: Taksë e sheshtë 9%, zero taksa për biznesin e vogël me xhiro deri në 14 milionë lekë

nga D. V.

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të Njësisë 10, Neli Demi, Eduard Kelmendi dhe Irsida Shehi, zhvilloi një takim me qytetarë të kësaj zone të Tiranës, ku theksoi se më 11 maj shqiptarët kanë në dorë të vendosin për një Shqipëri më të drejtë, më të ndershme dhe më të jetueshme.

Basha theksoi se është koha që paratë e taksave të mos shkojnë më për koncesione dhe korrupsion, por për mirëqenien e familjeve që mbajnë Shqipërinë gjallë.

“Ne do ta bëjmë të mundur që çdo prind të ketë ndihmën që meriton, çdo çift i ri të ketë mundësinë të blejë një shtëpi me mbështetjen e shtetit, dhe çdo fëmijë të vijë në jetë në një vend që i ofron shpresë, jo vetëm sakrifica”, tha Basha.

Në lidhje me zhvillimin ekonomik, Basha tha se nuk mund të ketë ekonomi të fortë pa drejtësi, pa konkurrencë dhe pa mbështetje për sipërmarrjen.

“Ne do të ulim barrën fiskale për të gjithë ata që punojnë ndershëm. Taksa e sheshtë 9% do të aplikohet për të ardhurat personale dhe për bizneset, ndërsa biznesi i vogël do të përjashtohet plotësisht nga tatimet deri në një qarkullim prej 14 milionë lekësh të reja. Nuk do të ketë më gjoba selektive dhe kontrolle abuzive, por do të ketë një shtet që ndihmon dhe jo që pengon. Dhe për t’i dhënë fund privilegjeve për klientët e pushtetit, do të eliminojmë përfundimisht të ashtuquajturit “investitorë strategjikë”, që kanë përfituar prona dhe para publike pa asnjë meritë, vetëm sepse janë afër qeverisë”, deklaroi ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More