Basha: Retorika përçarëse nuk e fsheh dështimin me pensionet

nga D V

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha reagoi sot për çështjen e pensioneve.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha thekson se dështimet e qeverisë në menaxhimin e skemës së pensioneve janë të dukshme, duke vënë në dukje se paratë e pensioneve po mbahen peng nga investitorë strategjikë dhe projekte korruptive, ndërsa pensionistët përballen me çmime të larta për ilaçet.

“Paratë e pensionistëve po i mbajnë peng investitorët strategjikë që nuk paguajnë taksa, hotelet dhe kazinotë e njerëzve të qeverisë, pagesat e PPP-ve korruptive dhe tenderat sekretë”, thekson Basha.

“Edi Rama flet si drejtor azili, duke ua hedhur fajin të tjerëve për dështimin e skemës së pensioneve, ndërkohë që kishte në dorë gjithë pushtetin për të përmirësuar atë. Talljet me pensionistët, që nuk kanë para për ilaçet, që janë më të shtrenjtat se në vendet e Bashkimit Europian, duhet të marrë përgjigjen e merituar në zgjedhje. Pensionistët shqiptarë meritojnë më shumë!” – nënvizon Basha në reagimin e tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More