Bashkëfshatari nga Çegrani i komenton grupit të Shaqir Fetahut: Janë këta hoxhallarë, apo “profiterë”? (Foto)

nga I Z

Shkup, 30 tetor – Janë këta hoxhollarë, apo “profiterë”? Kjo është pyeta që e ka parashtruar Emrulla Çegrani, mërgimtar në Gjermani nga ky fshat prej ku është edhe kryetari i BFI-së.

Pyetjen e ka shoqëruar me një fotografi të kryetarit të BFI-së, Shaqir Fetahu, dhe një grupi të bashkëpunëtorëve të tij. Përveç pyetjes nëse janë hoxhallarë, ose profiterë, Emrulla Çegrani ngren edhe një dilemë më të madhe: a i kanë pagat mujore nga 500-600 euro, apo nga 4 e 5 mijë euro, shkruan Zhurnal.

“Habitem si është e mundur gati se secili hoxhë edhe në Çegran, Gostivar e më gjerë me nga 3-4 automobila me vlerë nga 8’000-10’000€ që pata mundësi ti shoh me sytë e mij vetëm gjatë vitit 2024. Po si është e mundur? Vallë i kanë rrogat mujore nga 500-600€, apo nga 4’000-5’000€, kjo gjë më habit”, ka pyetur Emrulla Çegrani, në komentin e tij mjaft të guximshëm në Facebook.
Ai është i bindur se kjo situatë nuk do të zgjatë shumë.

“Por ma merr mendja se nuk iu shkon gjatë kungulli mbi ujë…!!!”, konstaton ai, shkruan Zhurnal.
Ky mërgimtar nga Çegrani nuk është i vetmi që ka ngritur dilema për pasurimin e pakontrolluar të krerëve të BFI-së dhe bashkëpunëtorëve të tyre të afërt.

Deri tani janë ngritur dilema të njëpasnjëshme në këtë temë, por edhe janë shprehur akuza për tentime të kryetarit të BFI-së për të kontrolluar gjithçka që ndodh si në BFI, poashtu edhe në Fakultetin e Shkencave Islame (FSHI), si dhe Medresenë “Isa Beu”. Nuk kanë munguar as akuzat për malverzime të shumta të karakterit financiar me çështjen e haxhit, por edhe me ndihma humanitare në vend të cilave janë transportuar materiale superluksoze me vlera marramendëse. /Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More