Bashkia e Shkupit: Edhe përkundër presioneve, transporti publik do të funksionojë me kapacitet të plotë

nga D V

Shkup, 18 nëntor – Bashkia e Shkupit mbrëmë vonë, përmes një komunikate për media ka njoftuar se banorët e Shkupit nga sot do të kenë transport të rregullt me ​​autobus dhe se autobusët e NTP “Shkupi” do të funksionojnë me kapacitet të plotë.

Në njoftimin e Bashkisë së Shkupit thuhet se “përkundër të gjitha presioneve, qytetarët sot do të ketë transport të rregullt publik”.

Mirëpo, në njoftim nuk është specifikuar se për çfarë lloj presionesh bëhet fjalë dhe as nga vijnë ato.

Njoftimi i tillë vjen në kohën kur Shkupi po përballet me probleme serioze në transportin publik dhe udhëtarët shpesh janë të indinjuar nga vonesat dhe prishjet e autobusëve.

Problemet në transportin publik vijnë si pasojë e gjendjes së keqe të autobusëve të NTP “Shkup”, të cilët janë të vjetëruar dhe janë të pamjaftueshëm për të përmbushur nevojat e qytetit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More